Flash News

E-TJERA

Senati i jep dritën “jeshile” marrëveshjes Rama-Meloni për kampet e refugjatëve

Senati i jep dritën “jeshile” marrëveshjes Rama-Meloni

Senati i jep dritën jeshile projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes Itali-Shqipëri për ndërtimin e kampeve të refugjatëve, me 93 vota pro dhe 61 kundër.

Masa, e mbrojtur nga ekzekutivi, ishte në lexim të dytë dhe nuk u modifikua gjatë kalimit të saj në Palazzo Madama. Protokolli, i mbështetur fuqishëm nga kryeministrja Giorgia Meloni, parashikon krijimin e dy kampeve në portin e Shëngjinit dhe pranë Gjderit.

Në të dy strukturat, me një kapacitet total prej 3 mijë emigrantësh, do të vendosen refugjatët që kapen në ujërat jashtë BE-së dhe do të kryhet kontrolli i parë,.

Teksti u kundërshtua ashpër nga opozita, sipas së cilës projekti është rezultat i propagandës së qeverisë Meloni, “një iluzion”, i cili rrezikon të cenojë të drejtat e njeriut të emigrantëve dhe do të kushtojë rreth 650 milionë euro.

Të fundit