Flash News

E-TJERA

Sera me 870 kg kanabis në Dimal, lihen në burg 11 të arrestuarit, mes tyre 2 gra

Sera me 870 kg kanabis në Dimal, lihen në burg 11 të arrestuarit,

Gjykata e Beratit ka vendosur arrest me burg për 11 të arrestuarit pas zbulimit të serave me kanabis në Dimal.

11 të arrestuarit akuzohen për akuzat e armëmbajtjes pa leje dhe trafik lëndësh narkotike e kryer në bashkëpunim.

Nëntë burra dhe dy gra u arrestuan nga policia teksa punonin në një fermë kanabisi në fshatin Rërëz në Dimal. Aty u sekuestruan 700 arka me kanabis dhe 8 thasë me boçe kanabisi me peshë 870 kilogramë, 3 armë zjarri dhe sende që shërbenin për përpunimin dhe ambalazhimin e lëndës narkotike.

Pronari i fermës ishte një 36-vjeçar ndërsa gratë që punonin aty ndihmonin në paketimin e produktit.

Të fundit