Flash News

E-TJERA

Serë kanabisi në Shkodër, arrestohet në flagrancë 58-vjeçari

Serë kanabisi në Shkodër, arrestohet në flagrancë

Zbulohet një serë për kultivimin e kanabisit në fshatin Ura e Shtrenjtë në Shkodër.

Në sajë të operacional të koduar “Masat Parandaluese”, u kap në flagrancë dhe u arrestua S. C., 58 vjeç,  si dhe u sekuestruan 220 fidanëve të dyshuar narkotikë kanabisi gati për t’u kultivuar në serë.

“Zbulohet një serë e përshtatur për kultivimin në kubikë, të 220 fidanëve të dyshuar narkotikë kanabisi.
Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i kësaj tentative për të kultivuar bimë narkotike, si dhe asgjësohen fidanët me anë të djegies.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, si rezultat i intensifikimit të kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim parandalimin dhe goditjen që në fazë fillestare, të tentativave për kultivim të bimëve narkotike, në vijim të planit operacional policor antikanabis të koduar “Masat P arandaluese”, kanë goditur një rast tjetër të kësaj veprimtarie kriminale, për të cilin u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi S. C., 58 vjeç, banues në fshatin Ura e Shtrenjtë, Shkodër.

Gjatë kontrolleve të mbështetura nga inteligjenca informative, në vendin e quajtur “Prroni i Zi”, në fshatin Ura e Shtrenjtë, në pronën private të 58-vjeçarit, shërbimet e Policisë zbuluan një serë të vogël, të përshtatur për kultivimin në kubikë, të 220 fidanëve të dyshuar narkotikë kanabisi.

Disa nga fidanët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me anë të djegies. Kontrollet në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, vijojnë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike”, njofton policia e SHkodrës.

 

Të fundit