Flash News

E-TJERA

Sërish protestë para Parlamentit, banorët kundërshtojnë prishjen e shtëpive

Sërish protestë para Parlamentit, banorët kundërshtojnë

Sërish protestë para Parlamentit, teksa pritet të nisë seanca plenare. Banorët e zonave të ndryshme, Paskuqanit, “5 Majit”, Laprakës kërkojnë që shteti t’u sigurojë strehim.

Ata preken nga projekte si ndërtimi i “Unazës së Madhe” apo rindërtimi dhe shtëpitë e tyre pritet të shemben. Banorët kanë thënë për mediat se banesat i kanë në proces legalizimi.

Banorët kërkojnë marrëveshjen me Bashkinë e Tiranës. Gjithashtu paralajmëruan se nëse nuk gjendet një zgjidhje për kërkesat e tyre, do të hyjnë edhe në grevë urie.

“Këta parlamentarët tanë të futen te bashkia të bisedojnë për një lehtësim të na lidhin një kontratë të ligjshme jo një kontratë që e ka shkruar bashkia, të premtoj një të ardhme thotë bashkia, ajo është kontratë e njëanshme dhe korruptive.

Këto parlamentarët të na bëjnë ndërmjetësim, bonusi i qirasë është qesharak 180 mijë lekë, ndërsa të zona ime është një shtëpi 250 mijë lekë, po presim ishalla reagojnë.

Nëse sot s’janë shumë njerëz, që me atë rrogë hanë bukë, s’mund ta lenë punën
ka mundësi të shkojmë dhe para kryeministrisë të bëjmë grevë urie se s’kemi ca bëjmë kjo është e fundit”, tha një prej banorëve.

 

 

 

Të fundit