Flash News

E-TJERA

Sfida e KQZ-së në Shkodër, Celibashi paralajmëron: Çdokush që cënon vullnetin e qytetarëve do të ketë pasoja

Sfida e KQZ-së në Shkodër, Celibashi paralajmëron:

Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi ka zhvilluar një konferencë për mediat dy ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të pjesshme vendore. Ai paralajmëroi se kushdo që do të cënojë vullnetin e qytetarëve do të përballet me drejtësinë.

Celibashi rikujtoi se individët që janë konstatuar në veprimtari të jashtëligjshme nga KQZ, sot janë duke u përballur me ligjin.

Ai tha se ky nuk është një kërcënim, ndërsa shtoi se kushdo të që ka guximin të dalë para drejtësisë le të cënojë votën e qytetarëve.

“KQZ do të ketë vëmendje të shtuar në këto zgjedhje ndaj disa fenomeneve negative të klasifikuara dhe si kriminale në zgjedhjet e shkuara.

Çdokush që do të tentojë të angazhohet në një proces të shit-blerjes së votës apo dhe ndikimit në një mënyrë tjetër mbi vullnetin e qytetarëve do të ketë pasoja.

Nuk më vjen mirë ta sjellë në vëmendje, por tashmë një pjesë jo e vogël e rasteve dhe personave që KQZ i ka evidentuar në shkelje të Kodit Zgjedhor janë duke u ballfaquar me organet e drejtësisë.

Nëse dikush e ka këtë guxim, që të ballafohqet me organet e drejtësisë dhe të angazhohet në veprime të jashtëligjshme, mund ta bëjë”, tha Celibashi.

Ky i fundit tha se një sfidë për KQZ-në është shpërndarja e materialeve zgjedhore në dy zona të thella të Shkodrës. Kushtet atmosferike e kanë vështirësuar qarkullimin, duke lënë në pikëpyetje sesi do të procesohet me procesin zgjedhor në këto zona.

“Problematika ngelet në fakt për dy zona të thella të Bashkisë Shkodër, Shala dhe Pulti. Ka qenë problem edhe Boga me Thethin, por kemi marrë informacion se rrugët janë të hapur dhe në mund të bëjmë shpërndarjen e bazës materiale.

Ngelet për të parë në këto dy njësi administrative, ku për shkak të kushteve atmosferike mund të kemi probleme me transportimin e bazës materiale”, tha Celibashi.

Të fundit