Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Në një studim të fundit të kryer nga PEW Research, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më shumë se 12.000 gazetarëve iu kërkua të reflektonin mbi gjërat që media bën mirë dhe ato që bën keq, duke u ndalur specifikisht në industrinë e lajmeve. Në grafikun e paraqitur[1] më poshtë, jepen të dhënat e mbledhura, të grupuara në 9 kategori, ku në kolonën e parë, renditen gjërat e mira, dhe në kolonën e dytë “punët e këqija”.
Nga grafiku rezulton se 3 gjërat më të mira që bën media amerikane, dhe veçanërisht industria e lajmeve” janë:
- Bërja publike e ngjarjeve
- Përshtatja me një mjedis në ndryshim/ volatil
- Ndërtimi i saktë i historisë së lajmit
Ndërkaq, përbri këtyre aspekteve, renditen si të keqija:
- Paaftësia për të ndërtuar lajmin siç duhet
- Mungesa e objektivitetit
- Dinamikat e vendit të punës/ redaksive.
Këto dy pyetje ishin pjesë e një studimi më të madh, i cili synonte të krahasonte qendrimet e gazetarëve kundrejt qendrimeve të audiencës, sepse siç pohojnë edhe ekspertët e qendrës kërkimore, “ një pjesë e mirë e kërkimeve që janë bërë në mjedisin mediatik amerikan, kanë qenë të fokusuara tek zakonet dhe qasjet e publikut ndaj medias, ndërsa ky kërkim synonte të eksploronte më në thellësi pjesën tjetër të ekuacionit, duke i pyetur gazetarët mbi industrinë ku ata punonin”.
Ndërkohë që realiteti ku është zhvilluar ky studim është shumë larg kontekstit shqiptar, jehona e gjetjeve të tij është mjaftueshëm ngacmuese për t’i shtruar të njejtat pyetje tek gazetarët e mediave shqiptarë. Bazuar në të dhënat e mbledhura nga një pyetësor i shkurtër, i shpërndarë online, te një kampionim rastësor i përbërë nga 35 gazetarë, ky artikull bën “një ndërhyrje mini-invasive”, duke u përpjekur të kuptojë se cilat janë punët e mira, ato më pak të mira, dhe ato negative të medias, specifikisht të industrisë së lajmeve, në Shqipëri. Në kohën kur ka mungesa në lidhje me studime të thelluara të medias, të cilat nuk ndalen vetëm në përshkrim apo matje indikatorësh ndërkombëtarë, gjetjet e pyetësorit, konfirmojnë idenë se sukseset apo të mirat janë gjithmonë produkt i nismave personale, ndërkohë të këqijat janë pjesë e një deteriorimi sistemik të të gjithë mjedisit mediatik në vendin tonë.
SHEQERI… OSE TË MIRAT
Meqe jemi në nivel perceptimesh, duket sikur në ambjentin tonë, të vjen më lehtë të flasësh për të këqijat, sesa të marrësh kohë dhe të reflektosh mbi aspektet pozitive të dickaje, qoftë edhe të punës tënde. Në fakt, e mira është zgjedhje, e cila kërkon një mendim kritik të zhvilluar dhe një qasje proaktive, ndaj shpeshherë lihet mënjanë, si një shteg i vështirë për t’u përqafuar.
Të pyetur se cilat janë punët më të mira që bën media në Shqipëri, gazetarët e anketuar kategorizojnë si 3 më të rëndësishmet:
- Nxitjen e konkurencës
- Informacionin në kohë reale
- Digjitalizimin e lartë
Të tre elementët e përmendur më lart, janë padyshim realitet i prekshëm edhe nga ne audiencat. Nga të dhënat e marra nga AMA, numërohen më shumë se 41 subjekte aktive audiovizivë në të gjithë territorin, të cilat krijojnë padiskutim një mjedis më të larmishëm mediatik. Ajo, për të cilën na duhet të gërmojmë më shumë, është të dime se cilat janë dinamikat e kësaj larmishmërie, dhe cilat aspekte të konkurencës përfitojnë më shumë nga kjo shumësi aktorësh. A bëhet kjo konkurencë në të mirë të audiencës, duke prodhuar lajme dhe programacione më cilësore, apo konkurenca është e shtrirë vetëm në planin e përfitimeve të nxjerra nga reklamat dhe bizneset e tjera?
Në fakt, për t’ju përgjigjur kësaj pyetjeje, një nga argumentet që mund të na vinte në ndihmë është Raporti mbi Lirinë e Medias 2022, ku thuhet specifikisht se “një pjesë e mirë e mediave në Shqipëri zotërohen nga 4-5 kompani…dhe fondet publike…shpëndahen në mënyrë diskriminuese…”, duke na lënë të kuptojmë se premisat e konkurencës me gjasa janë më pak etike se sa mund të kishim dëshirë ne të mendonim.
Dy punët e tjera të mira, informacioni në kohë reale dhe digjitalizimi, duket se janë të lidhura fort me njera –tjetrën. Në fakt, zhvillimi i ndjeshëm i teknologjive të informacionit, ka ridimensionuar rolin e gazetarit dhe lehtësuar gjetjen e informacionit. Operatorët më të rëndësishëm audiovizivë po investojnë seriozisht tek pajisjet teknologjike, si edhe në përmirësimin e gjithë aspekteve që lidhen më internetin , si: Web page të sofistikuara, fuqizimi dhe menaxhimi i zgjuar i profileve të tyre në rrjetet sociale, duke u garantuar kështu atyre më shumë klikime dhe shikueshmëri.
Përgjigjet e marra për punët e mira të medias mesa duket nuk mbërrijnë dot larg. Nëse do ishim duke pritur reflektime, si media etike, raportim i saktë, informacion i verifikuar apo edhe më tej në qasje më sistemike si organizata solide ku zhvillohen kapacitetet njerëzore, mesa duket nuk do t’i gjejmë dot. Ndaj duhet të mjaftohemi me konkurencën, shpejtësinë dhe digjitalizimin, të cilat perse nuk janë veçori integrale të sistemit të medias, pra jo punë që media i bën mirë, por ngjajnë më shumë si “përqafime” të detyruara nga koha a konteksti ku mediat shqiptare po zhvillohen.
SHAPI.. OSE TË ZEZAT
Pyetësori ishte ndërtuar në mënyrë të tillë, që të anketuarit të jepnin disa opsione për secilën nga pyetjet dhe në fakt perceptimi ose pritshmëria u përmbush; numri i punëve të këqija, i tejkalonin ndjeshëm punët e mira të medias në Shqipëri. Lista e të zezave vjen e gjatë, por përgjigjet me të shpeshta kategorizohen në 3 aspekte:
- Ndikimi politik
- Diktimi i linjës editoriale nga pronësia
- Keqpërdorimi i mediave lokale
“Gazetarët përballen me presion politik, i cili u rrit ndjeshëm gjatë 2021, nga përpjekjet e qeverisë për të kontrolluar informacionin gjatë zgjedhjeve parlamentare dhe pandemisë së Covid-19”
Në fakt, një nga arsyet sepse Shqipëria vijon të renditet keq në indekset botërore të lirisë së medias, është ndikimi i jashtëzakonshëm i politikës në strukturën dhe punën e medias në tërësi. Thuajse çdo ditë në shtyp dhe në edicionet e lajmeve, ka kronika, të cilat tregojnë se si qeveria imponon pushtetin e saj tek agjenda e medias, apo edhe tek pyetjet e gazetarëve. Tanimë, reagimet e kryeministrit Rama, i cili “të shpie për riedukim” nësë pyet për ç’ka nuk të takon, janë bërë diçka që pritet të ndodhë në çdo mbledhje të mundshme, me aktorë kombëtarë apo ndërkombëtarë qofshin ata. Mesa duket, ky presion dhe kontroll, duket të ketë shtrirë tentakulat e tij thellë, duke krijuar të gazetarët, të rinj a të vjetër, një lloj vetë- censurimi, i cili bëhet në kurriz të saktësisë së lajmit dhe përshkrimit të realitetit.
Në një studim të fundit mbi median në Shqipëri, studiuesja Luljeta Progni shkruan se “Gazetarët dhe reporterët e lajmeve, do të ndesheshin me muret që po ngrinte politika, po ashtu edhe me hezitimin apo kundërshtimin e redaksive për të pranuar botimin e lajmeve, që binin ndesh me paktin e pa shkruar. Kështu nga censura zyrtare u kalua tek vetë-censura. Vitet për të cilat autorja shkruan datojnë rreth 2010-s, dhe 12 vite më pas, gjërat mesa duket po ecin në të njejtin drejtim të gabuar.
Një arsye sepse ndikimi i politikës vijon të jetë i lartë, është edhe prej rolit të pronësisë, e cila zotëron de facto tagrin për të orientuar në bazë të interesave të saj, politikën editoriale të medias. Studiuesja Progni në librin e saj “Media shqiptare, rrugëtimi i vështirë drejt lirisë” sjell në vemendje një evidencë të para pak viteve më parë dhe pohon se:
“Pronarët e medias shqiptare kanë arritur të ndikojnë edhe në ndryshimet e legjislacionit për median. Neni 62/3 i ligjit për mediat audiovizive, i ndalonte çdo pronari të vetëm, që të mbante më shumë se 40 përqind të aksioneve në një media. Por ky nen u hoq me vendim të Gjykatës Kushtetuese në vitin 2016 dhe me këtë ndryshim ligjor në favor të pronarëve të medias, u zhduk mekanizmi që supozohej se do të garantonte pluralizmin pronësisë së medias”.
Edhe vetë gazetarët e pohojnë këtë fenomen, i cili bashkë me ndikimin politik, po e bëjnë të vështirë operimin në spektrin profesional. Metaforikisht, atyre u duhet të ndeshen përditë me mure që nuk mund t’i shembin, dyer që nuk mund t’i hapin, dhe të vërteta, të cilat nuk mund t’i thonë, sepse rrezikojnë që në fund të ditës, t’i heqin vetës “capën e bukës” për të cilën punojnë.
E zeza tjetër që del prej të anketuarve është edhe roli i munguar i mediave lokale. Falë përqendrimit të gjithë jetës politike të vendit në Tiranë, po krijohet rëndom bindja se në rrethe nuk ndodh asgjë e për rrjedhojë ato bëhën pjesë kronikave për ndonjë skandal apo rast të ububushëm. Përtej këtyre momenteve “egzotike” për Tiranën, rrethet duket të jenë lënë në harresë e mediat që operojnë aty të shihen si zgjatime të kotësisë së jetës larg qendrës. Kjo krijon kushtet ideale që ato të përdoren nga mediat e Tiranës dhe pushteti, sidomos në kohëra kur tensionet politike mund të jenë të mëdha, duke krijuar në këtë mënyrë presione apo hamendësime false, midis asaj që është dhe asaj që përpiqet t’u imponohet audiencave, të cilat në pjesën më të madhe vijojnë të karakterizohet nga një nivel i ulët i kompetencave të edukimit për median dhe informacionin dhe paaftësi për të analizuar faktet në mënyrë kritike.
SHAPI NDAHET NGA SHEQERI.. OSE CFARË MBETET MIDIS?!…
Pasi janë përmendur gjithë c’ka shkon keq, natyrshëm lind pyetja a ka diçka që nuk kapërdihet? Në fund të ditës, idealizmi përballet me dashurinë për veten dhe pasi ke bërë gjithë luftën për t’i bërë ballë të vërtetës, duke mposhtur gjithë të këqijat e sistemit, kupton se gazetari është i vetëm përballë një sistemi që vuan nga mungesa e etikës dhe që ligjerisht e mbron shumë pak profesionin dhe misionin e tij.
Gazetarët e anketuar pohojnë se mungesa e urdhrit të gazetarëve, lë shumë të rinj në mëshirë të faktorëve që përmendëm më lart e dihet se kur individi mbetet vetëm përballë sistemit, gjasat që të ndjekë idealizmin bjerren dita-ditës, duke i lëne vend kompromisit të natyrshëm me të keqen, duke u bërë pjesë e sistemit, në rolin që ai të cakton dhe mënyrën sesi ai e kërkon. Llogoret nga ku media mund të bëjë keq shtohen përditë, ama sot frika nga disinformimi dhe fuqizimi i gjuhës së urrejtes, janë kthyer në shqetësime madhore të çdokujt që prodhon, konsumon apo shpëndan informacion.
Nga ky artikull mbeten shumë krunde midis, dhe bashkë me to mbetet edhe nevoja për kërkime më të thelluara për të kuptuar, matur dhe analizuar dinamikat e problemeve që rrekem, në mënyre që të garantohet zgjidhje efikase për gazetarin në veçanti dhe shoqërinë tonë në tërësi.
Financuar nga Bashkimi Europian
Projekti rajonal ‘PËRBALLJE: Përpjekje e shoqërisë civile për të konsoliduar lirinë e medias dhe për të luftuar dezinformimin dhe propagandën e urrejtjes në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi.’ zbatohet me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian nga organizatat partnere SEENPM, Instituti Shqiptar i Medias, Mediacentar Sarajevo, Kosovo 2.0, Instituti Malazez i Medias, Instituti Maqedonas për Median, Shkolla e Gazetarisë e Novi Sad, Insittuti i Paqes dhe Bianet.
*Ky artikull u realizua me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian. Përmbajtja e tij është përgjegjësia e vetme e autorit dhe jo domosdoshmërisht pasqyron pikëpamjet e Bashkimit Europian.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38