Flash News

E-TJERA

SHBA i dhuron BKH-së mbi 100 mijë dollarë për pajisje hetimore

SHBA i dhuron BKH-së mbi 100 mijë dollarë për pajisje

SHBA i ka dhuruar mbi 100 mijë dollarë Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) për pajisje hetimore. Lajmin e ka bërë me dije ambasada amerika përmes një postimi në rrjetet sociale një ditë pas takimit të ambasadores Yuri Kim me 28 hetuesit e rinj të BKH-së.

Diplomatja amerika teksa ka shprehur mbështetjen e SHBA-së, i ka nxitur hetuesit e BKH-së që të këmbëngulin në punën e tyre të vështirë, e cila është thelbësore për luftën e Shqipërisë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Njoftimi:

Ambasadorja Yuri Kim vizitoi SPAK, ku qeveria amerikane dhuroi dje mbi 100,000 dollarë në pajisje hetimore për BKH-në. Ambasadorja përgëzoi grupin e hetuesve, aktualisht në trajnim, të cilët u përzgjodhën nga qindra aplikantë pasi përfunduan me sukses një proces shumë selektiv dhe rigoroz, që përfshinte testime me shkrim, verbale, dhe të aftësisë fizike; verifikime të pasurisë, si dhe kontrolle të së kaluarës dhe integritetit të tyre. Ajo përsëriti mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe i nxiti ata të këmbëngulin në punën e tyre të vështirë, e cila është thelbësore për luftën e Shqipërisë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Të fundit