Flash News

E-TJERA

SHBA reagon pas miratimit të rezolutës për anti-semitizmin: Shtetet e Bashkuara janë krenare që e quajnë Shqipërinë një partnere

SHBA reagon pas miratimit të rezolutës për anti-semitizmin:

Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar me një mesazh në rrjetet sociale pasi Kuvendi miratoi me 111 vota pro rezolutën për antisemitizmin.

Për këtë, ambasada shkruan se Shtetet e Bashkuara janë krenare që e quajnë Shqipërinë një partnere.

“Sot, parlamenti miratoi përkufizimin e Aleancës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit për antisemitizmin.

Ky akt vazhdon traditën e gjatë të Shqipërisë në luftën kundër urrejtjes. Na kujton gjithashtu historinë e Shqipërisë dhe strehimin e viktimave të persekutimit në mënyrë të guximshme, pa marrë parasysh koston dhe pavarësisht nga rreziku.

Shtetet e Bashkuara janë krenare që e quajnë Shqipërinë një partnere dhe aleate ndërsa vazhdojnë angazhimin e tyre për dinjitetin e çdo individi”, shkruhet në njoftimin e ambasadës.

Të fundit