Flash News

E-TJERA

“Shefqet Ndroqi” i rikthehet normalitetit pas mbylljes si Covid2, pret pacientët me sëmundje të mushkërive

“Shefqet Ndroqi” i rikthehet normalitetit pas mbylljes si Covid2,

Spitali "Shefqet Ndroqi" është rikthyer në identitet, pasi prej ditës së djeshme ka hapur dyert për të sëmurët e parë me sëmundje të mushkërive.

Burime për mediat bëjnë me dije se Sanatoriumi ka pritur 15 pacientët e parë me sëmundshmëri të ndryshme të pulmonit, të cilët janë shtruar në spitalin e boshatisur prej dy javësh.

Ndërkohë, klinika pneumologjike e transferuar në QSUT që prej nisjes së pandemisë do të vijojë të qëndrojë e hapur deri në fund të muajit qershor në ambientet e ish spitalit Covid-3.

"Shefqet Ndroqi" u kthye në një spital COVID2 gjatë kulmit të pandemisë dhe u mbyll 14 ditë më parë, ndërkohë që pas dy javësh i rikthehet sërish normalitetit.

Të fundit