Flash News

Ditari i Opozitës

Shehaj: Brenda grupit parlamentar të PD ka tre grupime

Shehaj: Brenda grupit parlamentar të PD ka tre grupime

Kriza në PD duket se ende nuk po e gjen rrugëzgjidhjen edhe pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, nga posti i kryetarit.

Në MCN TV, Agron Shehaj tregoi se përçarja në PD nisi pas përjashtimit të ish-kryeministri Berisha. Shehaj tha se përçarja brenda partisë është shumë më e vogël se sa ajo brenda grupit, duke theksuar ka tre grupime të tilla në të.

“Zgjedhjet vendosen se sa e përçarë është dhe ku është shumica e ku është pakica, cili prej tyre është legjitim, kush ka mbledhur më shumë delegatë. Në anëtarësi përçarja është shumë më e vogël, sesa brenda GP. Nëse grupimi i Berishës mori 70% të votave të demokratëve, ku garantoj mbështetjen e Komisionit të Rithemelimit brenda anëtarësimit është mbi 90%. Brenda GP të PD-së ka tre grupime”, tha Shehaj.

Të fundit