Flash News

E-TJERA

Shembet Cirku Kombëtar, pas shumë përplasjesh, trualli i kthehet pronarit

Shembet Cirku Kombëtar, pas shumë përplasjesh, trualli i kthehet

Pas shumë përplasjesh, sot është shembur Cirkun Kombëtar që ndodhej në afërsi të qendrës së Tiranës.

Punëtorët kanë nisur punën për heqjen e materialeve të cirkut, pasi trualli ku ishte ngritur çadra do i rikthehet pronarit.

 Toka ku është ngritur çadra e Cirkut, rreth 1073 metra katror i janë njohur nga gjykata si pronë private një sipërmarrësi që në vitin 2014.

Artistët e cirkut janë përplasur vazhdimisht me zyrtarët e përmbarimit të cilët kanë kërkuar zbatimin e vendimit të gjykatës.

Në muajin korrik, Zyra e Përmbarimit vendosi bllokimin e buxhetit të cirkut, ndërsa vendimi që Cirku të lirojë truallin është marrë  nga gjykata pa qenë prezent përfaqësia e tyre.

Sipas artistëve pala mbrojtëse, në këtë rast Ministria e Kulturës nuk ka pasur informacion për mbajtjen e seancës gjyqësore mbi pronësinë e truallit ku ndodhet çadra e Cirkut.

Për këtë vendim artistët nisën  edhe një shkresë zyrtare në Kryeministri dhe Presidencë.

Të fundit