Flash News

E-TJERA

Shembet galeria e kromit në Tropojë, humb jetën një minator, bllokohen dy të tjerë

Shembet galeria e kromit në Tropojë, humb jetën një minator,

Një minator ka humbur jetën dhe dy të tjerë dyshohet se kanë mbetur të bllokuar pas shembje së një galerie kromi në Tropojë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lajthizë të Pukës dhe sipas policisë, u vdekur ka mbetur A. D., 41 vjeç, banues në Tropojë dhe dyshohet se brenda saj janë  bllokuar dhe dy punonjës të tjerë.

“Më datë 19.03.2022, rreth orës 11:55, në fshatin Lajthizë është shembur një galeri, ku për pasojë ka humbur jetën një shtetas A. D., 41 vjeç, banues në Tropojë dhe dyshohet se brenda saj janë  bllokuar dhe dy punonjës.

Grupi hetimore dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes, për t’ju ardhur në ndihmë personave të bllokuar”, njofton policia.

 

Të fundit