Flash News

E-TJERA

Shembja e aksit Korçë-Ersekë/ ARRSH dhe Bashkia denoncohen në SPAK

Shembja e aksit Korçë-Ersekë/ ARRSH dhe Bashkia denoncohen

Avokati Esmerald Xhafa ka denoncuar në SPAK Autoritetin Rrugor Shqiptar (ARRSH) për shembjen e segmentit rrugor në aksin Korçë-Ersekë.

Bashkë me ARRSH, avokati ka denoncuar në SPAK edhe Bashkinë e Kolonjës dhe Kompaninë që po kryen investimin për veprat penale: “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Korrupsioni i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Përvecc projektit, Xhafa ka bashkangjitur dhe pamje filmike ku fakton punimet me cilësi të dobët dhe ndërtimin i cili është bërë ndryshe nga projekti.

Aktualisht, pas shembjes që pësoi në lotin e dytë, qytetarët nuk mund ta përdorin aksin. Ajo është e pakalueshme për shkak të çarjes së thellë të rrugës dhe rrëshqitjeve masive.

Shembja e aksit Korçë-Ersekë/ ARRSH dhe Bashkia denoncohen

Të fundit