Flash News

E-TJERA

Shembja e banesave te “5 Maji”, Dom Gjergj Meta: E drejta e ka rrugën e gjatë, por del një ditë në dritë

Shembja e banesave te “5 Maji”, Dom Gjergj Meta: E drejta e ka

Prej mëngjesit, banorët e lagjes “5 Maji” në Tiranë, janë në ‘luftë’ me policinë për të mos lejuar forcat e IMT-së të shembin banesat e tyre. Përplasjet mes tyre dhe policisë kanë qenë të shumta, madje ka pasur edhe disa të shoqëruar.

Peshkopi i Rrëshenit, Dom Gjergj Meta, në një postim në Facebook, ka publikuar foton se dy banorëve të prekur duke shkruar bashkangjitur një mesazh mbi aktin që sot ka ndërmarrë qeveria. AI e cilëson një transformim që hap plagë në kurriz të njerëzve.

“Çdo transformim e ka një çmim, por kur çmimi është padrejtësia mbi kurrizin e njerëzve, ky transformim hap plagë që nuk i shërbejnë shoqërisë.

Asgjë e bukur nuk mund të ngrihet mbi padrejtësitë që u bëhen qytetarëve.

E drejta e ka rrugën e gjatë, por del një ditë në dritë”, shkruan Dom Gjergj Meta.

Të fundit