Flash News

E-TJERA

Shembja e malit në Qafë Murrizë, hapet qarkullimi në Rrugën e Arbrit

Shembja e malit në Qafë Murrizë, hapet qarkullimi në

Rruga e Arbrit është hapur plotësisht pas shembjes së një pjese mali dje në aksin Xibër-Murrizë, në afërsi të hyrjes së tunelit.

Pas thuajse, 20 orësh punime aksi tani ështtë i kalueshëm nga mjetet, por megjithatë ka ende rrezik pasi masive dherash vijojnë të zbresin sërish nga mali. Kjo do të thotë se drejtuesit e mjeteve duhet të jenë vigjilentë dhe të kujdesshëm.

Prej gati 1 ore, dje mjetet kanë qëndruar të bllokuara për shkak se shirat shkaktuan rrëshqitjen e dherave nga mali duke bllokuar totalisht aksin. Kalimi i mjeteve nga Dibra drejt Tiranës ishte i pamundur.

Policia udhëzoi drejtuesit të ndiqnin aksin e vjetër derisa rruga të ishte pastruar plotësisht.

Të fundit