Flash News

E-TJERA

Shembja e Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli merret në pyetje nga SPAK

Shembja e Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli merret në pyetje nga

Hervin Çuli është marrë në pyetje nga SPAK për shembjen e Teatrit Kombëtar. Ky i fundit u shemb mëngjesin e 17 majit të 2020-ës, pas një rezistence të gjatë që bënë artistë, aktivistë, qytetarë, etj.

Drejtori i TK ka qëndruar në ambientet e SPAK për rreth dy orë, ku ka dhënë shpjegime para prokuroreve.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është duke kryer hetime për shpërdorim detyre gjatë procesit të miratimit të vendimit dhe ekzekutimit të tij duke e finalizuar me prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar mëngjesin e 17 majit 2020.

Hetimi nisi pas kallëzimit të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit të bërë më 31 dhjetor 2019 dhe 23 janar 2020.

 

Të fundit