Flash News

E-TJERA

Shembja e Teatrit Kombëtar, SPAK konfirmon nisjen e hetimeve

Shembja e Teatrit Kombëtar, SPAK konfirmon nisjen e hetimeve

SPAK bën me dije se ka nisur hetimet për shembjen e Teatrit Kombëtar. Përmes një shkrese që i ka dërguar Sekretarit për Çështjet Zgjedhore në PD, Çlirim Gjatës bëhet me dije se ka nisur hetimet për dy kallëzime të bëra nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe se në atë procedim penal është përfshirë edhe një kallëzim që ka bërë PD.

Në shkresën që mban firmën e kreut të SPAK-ut, Arben Krajës thuhet se hetimet janë në fazën paraprake dhe se po kryhen të plota.

Kraja thotë se për shkak të sekretit hetimor nuk mund të japë detaje me veprimet e kryera nga SPAK, duke theksuar se këto do të bëhen me dije në përfundimin e hetimeve paraprake.

SPAK po heton paditë për "shpërdorim detyre" që AMT i ka depozituar më 31 dhjetor 2019 dhe 23 janar 2020. Aleanca ka dorëzuar nëj numër të konsiderueshëm padish lidhur me këtë çështje.

Teatri Kombëtar u shemb më 17 maj të 2020-ës. Shembja erdhi pas një rezistence të gjatë të bërë nga artisë, aktivistë dhe qytetarë dhe u pasua nga një protestë. AMT është shprehur se nuk do të heqë dorë nga kjo çështje.

Shembja e Teatrit Kombëtar, SPAK konfirmon nisjen e hetimeve

Të fundit