Flash News

E-TJERA

Shembje masive në Qafë Murriz, bllokohet Rruga e Arbrit

Shembje masive në Qafë Murriz, bllokohet Rruga e Arbrit
Foto Ilustruese

Shembja masive e një pjese të malit në Qafë Murriz është bërë shkak për bllokimin total të Rrugës së Arbrit.

Raportohet se shembja e dheut ka ndodhur në afërsi të hyrjes së tunelit duke bllokuar qarkullimin e mjeteve drejt Tiranës dhe qyteteve në Qarkun e Dibrës.

Prej gati 1 orësh mjetet që ishin nisur drejt Tiranës po qëndrojnë të bllokuara në trafik, ndërsa nuk është bërë ende një ndërhyrje nga ana e autoriteteve apo firmës përgjegjëse.

Policia ka apeluar drejtuesit e mjeteve të ndjekin aksin e vjetër deri në hapjen dhe pastrimin e aksit Xibër-Qafë Murriz.

“Si pasojë e motit me reshje shiu e dëbore në aksin rrugor  Xibër-Qafë Murrizë, është shembur një masiv dheu dhe gurësh duke e bërë këtë aks të pakalueshëm. Shërbimet e mirëmbajtjes së rrugës me mjetet eskavator po punojnë për hapjen dhe pastrimin e saj. Shërbimet e Policisë ndodhen në të dy kahet e rrugës për të  orientuar drejtuesit e mjeteve që në raste emergjente të ndjekin aksin e vjetër”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit