Flash News

E-TJERA

Shembjet e shtëpive/ Banorët protestë para bashkisë, kërkojnë takim me Veliajn: Grabitje me forcën e shtetit

Shembjet e shtëpive/ Banorët protestë para bashkisë,

Banorët, shtëpitë e të cilëve janë shembur ose pritet të prishen në kuadër të projektit të rindërtimit dhe rikualifikimit urban, kanë dalë në protestë para Bashkisë së Tiranës. Ata kanë kërkuar që të takohen me kryebashkiakun Erion Veliaj.

“Ai po grabit prona. Grabitje me forcën e shtetit. Janë 150 banesa që do të dalin tani, që pritet të shemben”, tha një prej banorëve.

“Ne i jemi drejtuar Bashkisë së Tiranës në nëntor për gjetjen e një marrëveshjeje. Ne kemi kërkuar takim me kryetarin e bashkisë dhe jo ato detajet që ka thënë bashkia.

Duhet t’i bëjmë me dije se asnjë banor që i është prishur shtëpia nuk ka bërë asnjë marrëveshje me bashkinë”, u shpreh një tjetër banor.

Kujtojmë që banorët e zonës së “5 Majit”, Laprakës dhe Paskuqanit kanë dalë shpesh në protesta. Ata kanë kërkuar dëmshpërblim ose akomodim në banesa të tjera.

Para disa muajsh një përfaqësi e tyre zhvilloi një takim me kryeministrin, i cili rezultoi i dështuar. Edi Rama tha se nuk do t’i nxjerrë në rrugë, por banorët u shprehën se nuk kanë asnjë garanci dhe se janë vetëm fjalë.

Të fundit