Flash News

E-TJERA

Shembjet e shtëpive/ Banorët sërish në protestë, paralajmërojnë grevë urie: Se lirojmë deri në vdekje

Shembjet e shtëpive/ Banorët sërish në protestë,

Banorët që preken nga projekti i rindërtimit dhe rikualifikimit urban kanë dalë sërish në protestë. Duke paralajmëruar se do të hyjnë në grevë urie, ata thanë se do të bëjnë rezistencë në datën 22, kur është parashikuar të prishen të tjera banesa.

E pranishme në protestë ishte edhe banorja, e cila u gjobit me afro 13 milionë lekë të vjetra për ndërtim pa leje një ditë më parë. Ajo tha se gjoba i është vendosur për hakmarrje pasi është prononcuar shumë në media.

“Më është vënë vetëm për hakmarrje”, tha ajo.

“Ne jemi popull, ne jemi të pashkollë, shteti prandaj është. Të kishte ardhur dhe të na kishte thënë mos ndërton. Tani vjen e na vë kazmën, na shemb shtëpinë që e kemi bërë me gjak. Do bëhemi rrafsh me tokën, se lirojmë, deri në vdekje”, u shpreh një tjetër banor.

Banorët e “5 Majit”, Laprakës dhe Paskuqanit janë bërë bashkë për të kundërshtuar projektet, të cilat parashikojnë shembjen e shtëpive të tyre. Ata kanë protestuar disa herë edhe Parlamentit, si dhe kanë zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama, i cili rezultoi jo i suksesshëm.

 

Të fundit