Flash News

E-TJERA

Shembjet e shtëpive, banorët sërish protestë para Parlamentit: Lironi të arrestuarit!

Shembjet e shtëpive, banorët sërish protestë para

Banorët që preken nga projekti i rindërtimit dhe rikualifikimit urban kanë dalë sërish në protestë para Parlamentit. Ata kanë kërkuar lirin e pesë të shoqëruarëve pas përplasjeve me policinë të disa ditëve më parë te “5 Maji”.

“I bëj thirrje qeverisë, gjykatës, drejtësisë që të lirojnë fëmijët tanë. Unë e kam djalin në burg, ai është i sëmurë, me tension. Unë kam vajtuar në shtëpi, si mund të rrijë nëna pa birin?! T'i lirojnë të arrestuarit. As në Afganistan nuk e kanë bërë kështu. I bëj thirrje rinisë, popullit shqiptar, që të hapi sytë dhe veshët dhe të marrë në dorë fatin e këtij vendi”, tha nënë Liza ( Liza Marku).

Më herët ata kanë paralajmëruar se do të hyjnë në grevë urie. Pasditen e djeshme ata protestuan para Drejtorisë së Policisë, ndërsa zgjidhje kanë kërkuar edhe para ambasadës amerikane dhe asaj të BE-së.

Disa javë më parë ata zhvilluan një takim me kryeministrin Edi Rama, i cili rezultoi jo i suksesshëm.

Banorët kanë refuzuar të firmosin marrëveshjen me Bashkinë e Tiranës me arsyetimin se nuk mbron interesat e tyre. Nga ana tjetër qeveria mohon se do i nxjerrë në rrugë, duke premtuar se në këmbim do të marrin shtëpi.

Te zona e “5 Majit” janë parashikuar të shemben në total 430 banesa, ndërsa dhjetëra prej tyre, pavarësisht rezistencës së banorëve, tashmë janë prishur.

Të fundit