Flash News

E-TJERA

Regjistrohet viktima e parë nga përmbytjet në Durrës

Regjistrohet viktima e parë nga përmbytjet në Durrës

Një person është gjetur pa shenja jete në Durrës. Viktima 54 vjeç, dyshohet të jetë mbytur në zonën e Plepave, pasi rrjedha e kanalit e ka marrë me vete.

Trupi i pajetë është transportuar drejt morgut të qytetit të Durrësit, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.

"Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, për largimin nga banesa të shtetasit A. H., 54 vjeç, informojmë se pas kërkimeve të kryera nga shërbimet e Policisë dhe nga polumbarët e Reneas, u gjet trupi i pajetë i 54-vjeçarit, në një kanal kullues në afërsi të Ish-repartit Ushtarak. Paraprakisht dyshohet se shtetasi A. H. është marrë nga rrjedha e ujit.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon në drejtimin e Prokurorisë, për të sqaruar dhe dokumentuar rrethanat e rastit", njofton policia.

Situata në qytetin e Durrësit mbetet kritike prej ditës së djeshme. Reshjet intensive të shiut dhe kanalet e bllokuara kulluese shkaktuan përmbytje masive, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve dhe këmbësorëve. Disa familje u evkauuan nga ish-këneta, ndërsa shumë biznese pësuan dëme të kondsiderueshme.

Të fundit