Flash News

E-TJERA

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Termometri shënoi sot 44 gradë C në Berat, sa ishte në Tiranë

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Termometri shënoi sot 44 gradë C

Sot, dita e fundit e valës që mbërtheu Shqipërinë për më shumë se dy javë regjistroi temperaturën më të lartë të kësaj vere deri më tani.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot termometri shënoi 44 gradë C në Berat dhe 42 gradë në Tiranë dhe Elbasan.

“Termometri ditën e sotme regjistroi vlerën e 44 gradë celsius në qytetin e Beratit, ndërsa në Elbasan dhe në kryeqytetet termometri regjistroi vlerën e 43 gradë.

Ditën e nesërme pritet që temperaturat të pësojnë rëni në të dyja vlerat, ku termometri në mesditë nuk pritet ti kalojë 38 gradë celsius”, njofto SHMU.

 

Të fundit