Flash News

E-TJERA

Sherr dhe d*ogë, arrestohet 20-vjeçari dhe procedohet në gjendje të lirë i mituri në Korçë

Sherr dhe d*ogë, arrestohet 20-vjeçari dhe procedohet në

Një 20-vjeçar është arrestuar dhe një i mitur është proceduar penalisht në Korçë.

20-vjeçari ka kryer veprën penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike dhe si pasojë i është caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg”. 

-Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë ndaluan shtetasin O. Xh., 20 vjeç, banues në fshatin Hudënisht, Pogradec, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për një 15-vjeçar, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 17, Korçë, dyshohet se ka goditur me grushte, një bashkëmoshatar të tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

 

Të fundit