Flash News

E-TJERA

Sherr me thika në Bulqizë, një i plagosur

Sherr me thika në Bulqizë, një i plagosur

Një sherr me thika ka ndodhur në Bulqizë. Si pasojë një 37-vjeçar ka mbetur i plagosur  dhe një 55-vjeçar është arrestuar.

M. D., 53 vjeç dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin R. P 37 vjeç, banues në Bulqizë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

"Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale nga Policia, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit të Policisë, i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit M. D, 53 vjeç, banues në Bulqizë. Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i tij, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Gjithashtu, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. K., 52 vjeç, banues në Burrel, pasi ka goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin A. B., 54 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.", njofton policia. 

Të fundit