Flash News

E-TJERA

Sherr me thika në Durrës, plagosen dy vëllezër

Sherr me thika në Durrës, plagosen dy vëllezër

Një sherr me thika u shënua në lagjen nr. 5 në qytetin e Durrësit, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy vëllezër.

Sipas policisë, M. B., 38 vjeç dhe K. B., 35 vjeç janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa është bërë e mundur identifikimi i njërit prej autorëve të dyshuar.

Në lagjen nr. 5, si pasojë e një konflikti janë dëmtuar me mjet prerës, shtetasit M. B., 38 vjeç dhe K. B., 35 vjeç (vëllezër), të cilët ndodhen në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes   dhe falë veprimeve të shpejta në vendngjarje dhe sigurimit të informacionit, kanë bërë të mundur identifikimin e njërit prej autorëve të dyshuar, shtetasit R. F., 37 vjeç.

Vijon intensivisht puna për kapjen e tij. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e  Prokurorisë po vijon punën për identifikimin e autorit tjetër, zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, njofton policia.

 

Të fundit