Flash News

E-TJERA

Sherr me thika në Gjirokastër, plagoset i mituri

Sherr me thika në Gjirokastër, plagoset i mituri

Një sherr ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen ’18 Shtatori’ në Gjirokastër.

Disa adoleshentë janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe si pasojë një 15 vjeçar është goditur me thikë.

I mitur është transportuar në urgjencën e Spitalit Rajonal Omer Nishani në Gjirokastër, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë: 

Rreth orës 20:40, në lagjen "18-Shtatori", Gjirokastër, në vendin e quajtur "Katrori", gjatë një konflikti të çastit, është dëmtuar(në këmbë) dyshohet me mjet presës një shtetas 15-vjeçar, i cili po merr ndihmën mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Të fundit