Flash News

E-TJERA

Sherr me thika në Shkodër, plagosen dy të rinj

Sherr me thika në Shkodër, plagosen dy të rinj

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëjen e sotme në qendër të Shkodrës.

Disa të rinj janë përfshirë në një sherr me thika, e si pasojë dy prej tyre mbetën të plagosur.

Të dy të rinjtë janë transportuar në spital, ndërsa aktualisht raportohet se ndodhen janë jashtë rrezikut për jetën.

Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 19:50, në Spitalin Rajonal Shkodër janë paraqitur për ndihmë mjekësore, të dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasi E. P., 19 vjeç, dhe një 17-vjeçar, të cilët aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe, nga veprimet e para hetimore, dyshohet se këta shtetas janë dëmtuar me mjet prerës në lagjen “Qemal Stafa”, gjatë një konflikti të çastit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

Të fundit