Flash News

E-TJERA

Sherr me thika në Tiranë, 2 të plagosur

Sherr me thika në Tiranë, 2 të plagosur

Një sherr me thika ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, për pasojë kanë mbetur dy të rinjt të plagsur.

Shtetasi A.D., është konfliktuar me shtetasit E. Sh., 29 vjeç, dhe J. Ç., 26 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar lehtë me mjet prerës (xham) shtetasit E. Sh., dhe J. Ç., të cilët janë dërguar për mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë


Më datë 01.07.2023, rreth 20:15, në rrugën “5 Maji”, në afërsi të një shkolle private, shtetasi A. D., për motive të dobëta dyshohet se është konfliktuar me shtetasit E. Sh., 29 vjeç, dhe J. Ç., 26 vjeç, dhe më pas ka braktisur automjetin e tij dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë janë dëmtuar lehtë me mjet prerës (xham) shtetasit E. Sh., dhe J. Ç., të cilët kanë kaluar për mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të konfliktit.

Të fundit