E-TJERA

Sherr mes dy familjeve në Kamëz, 5 të arrestuar

Sherr mes dy familjeve në Kamëz, 5 të arrestuar

5 persona janë arrestuar në Valias, pas një sherri mes dy familjeve që dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta.

Policia ka arrestuar babanë me dy djemtë e njërës familje, si dhe babë e bir nga familja tjetër. Po ashtu, janë proceduar penalisht gratë e përfshira në sherr.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasit S. K., 57 vjeç, J. K., 28 vjeç, J. K., 35 vjeç(babai me dy djemtë) G. D., 54 vjeç dhe R. D., 30 vjeç(babë e bir), pasi në Valias, për motive të dobëta, janë konfliktuar me njëri-tjetrin dyshohet me sende të forta. Në vijim të veprimeve u proceduan në gjendje të lirë shtetasit V. K., 55 vjeçe, R. A., 24 vjeç dhe L. D., 53 vjeçe, të përfshirë në konflikt”, njofton policia.

Të fundit