Flash News

E-TJERA

Sherr mes dy të miturve në Korçë, plagoset një 12-vjeçar

Sherr mes dy të miturve në Korçë, plagoset një

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në fshatin Bulgarec, Korçë, ku dy 12-vjeçarë janë përfshirë në një konflikt gjatë lojës me futboll.

Incidenti ndodhi rreth orës 14:00 dhe përfundoi me plagosjen e njërit prej tyre me një gur. I mituri i dëmtuar është transportuar në spital, ku po merr trajtim mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, 12-vjeçari tjetër është shoqëruar në Komisariat së bashku me një prej prindërve të tij.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të sqaruar rrethanat e konfliktit.

Të fundit