Flash News

E-TJERA

Sherr mes rojeve private dhe shitësve ambulantë në Kishën e Laçit: Nëse nuk ndërhyn shteti, do zgjidhet me vetëgjyqësi

Sherr mes rojeve private dhe shitësve ambulantë në Kishën e

Një incident ka ndodhur në Kishën e Laçit, ku punonjësit e policisë private janë konfrontuar fizikisht me shitësit ambulantë të cilët shesin përreth zonës, pavarësisht se është e ndaluar.

Përgjegjësi i rojeve private, Gjon Shkambi tha për mediat se as policia bashkiake dhe as policia e rendit nuk kanë ndërhyrë për të zgjidhur problemin.

Shkambi tha se nëse shteti nuk ndërhyn për të normalizuar situatën, gjendja mund të rëndohet për të shkuar deri në vetëgjyqësi.

“Problemi jonë është që aty po na dëmtojnë rojet, me tregtarët e paligjshëm, e kemi njoftuar disa herë policinë, dhe nuk ndërhyn as policia bashkiake dhe as policia e rendit. Nuk na kanë dhënë as përgjigje, asgjë. Kjo punë do të zgjidhet vetëm me vetëgjyqësi, nëse nuk ndërhyn shteti gjendja do të rëndohet edhe më tepër.

Kemi kërkuar largimin e tregtarëve ambulantë, dhe policia asnjëherë nuk na ka ndihmuar, ata nuk kanë kurrfarë licence. Nga drejtoria na përcjellin, thonë duhen police gra, dhe e kemi vetëm një grua police që është me leje lindje. Ky është justifikimi i tyre se nuk kanë police femër dhe nuk mund të na mbështesin”, u shpreh Shkëmbi.

Situata në Kishën e Laçit mbetet e tillë prej vitesh. Shitësit ambulantë megjithëse nuk lejohen të shesin në zonën e cila posedohet me dokumentacion të rregullt nga Kisha Françeskane, Zoka Nunciate, vijojnë të shesin në mënyrë të paligjshme.

Deri tani pavarësisht thirrjeve të drejtuara asnjë institucion nuk ka reaguar.

 

Të fundit