Flash News

E-TJERA

Sherr në Bashkinë e Tiranës, punonjësi i policisë godet kolegun

Sherr në Bashkinë e Tiranës, punonjësi i policisë godet

Një sherr ka ndodhur në Bashkinë e Tiranës, mes dy kolegësh të policisë bashkiake.

Ngjarja ka ndodhur të martën, kur punonjësi Alfred Xhoxhaj është paraqitur në komisariat dhe ka denoncuar kolegun e tij Eugen Saliasi. Xhoxhaj ka deklaruar se për motive të dobëta, kolegu e ka goditur në ambientet e punës.

“Më datë 03.03.2026, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr. 3 shtetasi Alfred Xhoxhaj punonjës i Policisë Bashkiake Tiranë, i cili kallëzon se, për shkak të një konflikti për motive të dobëta që lidhen me natyrën e punës, është goditur në ambientet e zyrës nga kolegu i tij, punonjës i Policisë Bashkiake, shtetasi Eugen Saliasi, i cili u procedua për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës””, thuhet në njoftim.

Të fundit