Flash News

E-TJERA

Sherr në burgun grek, vritet shqiptari, plagoset një tjetër

Sherr në burgun grek, vritet shqiptari, plagoset një tjetër

Një shqiptar ka humbur jetën në burgun Korydallos në Greqi, pas një përleshje mes banditëve shqiptarë, të cilët kanë përdorur thika.

Përleshja ndodhi mes dy të dënuarve, ku i  plagosuri quhet Altin Vokrri nga Gjakova, ndërsa Alfons Ndoci është viktima. Mediat greke bëjnë të ditur se i burgosuri që ka vdekur ishte dënuar për dy akuza të vrasjes. Mirëpo, ka ende tension si pasojë e të cilit rojet nuk mund të afrohen, ndërsa është thirrur një ambulancë për të dërguar të plagosurit në spitalin “Kryqi i Kuq”.

Njëkohësisht pritet një operacion i forcave speciale të policisë së bashku me një grup oficerësh për të qetësuar tensionin në repartin ku ka mbetur i vdekur shqiptari dhe gjithashtu për të përcaktuar nëse ka të lënduar të tjerë. Njëkohësisht do të hetohet edhe për mënyrën sesi u gjet thika e përdorur në përleshjen e përgjakshme, por edhe për shkaqet që e çuan atë.

Të fundit