Flash News

E-TJERA

Sherr në Elbasan, arrestohet një person

Sherr në Elbasan, arrestohet një person

Një 28 vjeçar është arrestuar pas një konflikti me tre persona në Elbasan. I riu ishte në gjendje të dehuështë konfliktuar me tre vëllezërit për motive të dobëta. Pas sherrit, ai ka thyer edhe xhamin e derës së lokalit ku ndodhi ngjarja.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta policore u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit O. S., 28 vjeç, banues në Elbasan, pasi duke qenë në gjendje të dehur, në ambientet e lokalit, është konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta, me shtetasit I. M., A. M. dhe B. M. (vëllezër), si dhe ka thyer xhamin e derës së këtij lokali.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 3 shtetasit e tjerë të përfshirë në konflikt, I. M., 31 vjeç, A. M., 22 vjeç dhe B. M., 33 vjeç, banues në Elbasan.“- njofton policia.

 

Të fundit