Flash News

E-TJERA

Sherr në Elbasan, kërcet arma

Sherr në Elbasan, kërcet arma

Një konflikt në Elbasan ka përfunduar te të shtënat me armë zjarri. Sipas policisë 2 persona janë konfliktuar me dy vëllezër dhe më pas kanë qëlluar me armë zjarri në ajër.

Në lidhje me konfliktin policia ka vënë në pranga Marvis Preçi për përkrahje të dy personave të shpallur në kërkim Ambri Sinakoli dhe Erion Çapja.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti me të cilin qarkullonin dy personat e shpallur në kërkim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Të fundit