Flash News

E-TJERA

Sherr në Gjirokastër, ministri Bledi Çuçi përplaset me kryetarin e LSI-së

Sherr në Gjirokastër, ministri Bledi Çuçi përplaset
Foto Ilustruese/ Blendi Çuçi në takim elektoral

Ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi, është përplasur verbalisht me kreun e LSI-së, Yzeir Malkaj, gjatë një vizite elektorale në fshatin Izvor të Gjirokastrës.

Mësohet se, në takimin elektoral të Çuçit me qytetarët ka qenë i pranishëm si qytetar edhe kryetari i LSI-së për Izvorin, Malkaj.  Shkak i ‘sherrit’ ministrit dhe Yzeir Malkaj është bërë ndërhyrja e kryetarit të Bashkisë Memaliaj, duke i hequr fjalën Malkajt dhe e cilësuar atë si të “LSI-së”.

Në një prononcim për Fax News, Malkaj është shprehur se nuk i është dhënë e drejta e fjalës, duke e cilësuar gjithmonë si njeri partiak, por ai kishte shkuar thjesht si banor i këtij fshati për të shprehur problematikat e zonës.

“Po është e vërtetë, u zhvillua një takim me banorët e zonës për problematikat e fshatit dhe unë pyeta nëse ishte mbledhje partie apo mes banorësh. Mua nuk mu dha e drejta për diskutimin e rrugës që është bërë dhe u inagurua, një rruge pa cilësi. Kryetari i Bashkisë Memaliaj u ngrit dhe tha për mua se nuk kisha të drejtën që të flisja ashtu pasi isha kryetari i LSI-së dhe më hoqën fjalën. Aty debatuam.

Unë ngrita shqetësimin edhe për shkollën e fshatit Izovor, pasi cdo 6 muaj vijnë  e izolojnë kur unë çoj zërin  dhe  shkoj në  institucione nuk më përfillin. Këtu në mbledhje flisnin veç me ironi sepse më shikojnë si njeri partiak duke thënë mona etj, por unë jam banorë i ketij fshati e s’kishte lidhje me partinë”, u shpreh Yzeir Malkaj.

Të fundit