Flash News

E-TJERA

Sherr në Kukës, 15-vjeçari plagoset me thikë

Sherr në Kukës, 15-vjeçari plagoset me thikë

Një 15-vjeçar është plagosur me thikë gjatë një konflikti të çastit, në qytetin e Kukësit.

Sipas informacionit paraprak nga Policia, incidenti ka ndodhur rreth orës 20:30. I mituri është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje menjëherë pas incidentit, së bashku me grupin hetimor, dhe po punojnë intensivisht për të identifikuar dhe kapur autorin/ët e dyshuar, si dhe për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

Të fundit