Flash News

E-TJERA

Sherr në Rodos, dy të rinjtë shqiptarë plagosin 25-vjeçarin

Sherr në Rodos, dy të rinjtë shqiptarë plagosin

Dy shqiptarë kanë plagosur me thikë një 25-vjeçar gjatë karnavaleve në Rodos, në Greqi.

Mediat greke raportojnë se ka pasur një përplasje fizike mes 25-vjeçarit dhe një 17-vjeçari shqiptar, por më pas situata ka agravuar në plagosje.

Dy shqiptarët janë vënë në pranga, ndërsa i plagosuri është transportuar në spital.

Policia ka nisur hetimet dhe po punon për të zbardhur shkaqet e konfliktit. Për shkak të sherrit festimet për karnavalet u ndërprenë.

Të fundit