Flash News

E-TJERA

Sherr në spitalin e Vlorës, e pëson 44-vjeçari

Sherr në spitalin e Vlorës, e pëson 44-vjeçari

Policia ka proceduar penalisht  44-vjeçarin G.D, pasi pas një konflikti në ambientet e spitalit të Vlorës, ka goditur me sende të forta shtetasin A.F.

Gjithashtu policia njofton se kanë nisur procedim penal edhe ndaj 39-vjeçarit R.O, pasi gjatë kontrollit fizik i është gjetur kokainë.

NJOFTIMI:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan shtetasin B. A., banues në fshatin Tragjas, pasi më datë 19.06.2023, në ambientet e spitalit Vlorë, ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë, duke i penguar në kryerjen e detyrës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin G. D., 44 vjeç, banues në Sarandë, sepse pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin A. F., si dhe ka dëmtuar automjetin e tij.   

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve të DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin R. O., 39 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit