Flash News

E-TJERA

Sherr për parkimin në Sarandë, vëllezërit dhunojnë nënë e bir - EMRAT

Sherr për parkimin në Sarandë, vëllezërit dhunojnë

Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike raportohet të ketë ndodhur në qytetin bregdetar të Sarandës.

Dy vëllezër, Romeo dhe Fabion Laze përkatësisht 45 dhe 39-vjeç kanë dhunuar me sende të forta një nënë dhe djalin e saj, N.A. dhe E.A., pas një mosmarrëveshjeje për parkimin.

Policia bën me dije se nënë e bir të cilët u plagosën rëndë ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa dy vëllezërit janë arrestuar dhe shoqëruar për veprime të mëtejshme proceduriale. 

Gjithashtu nga hetimet ka rezultuar se dy vëllezërit janë persona me precedentë të mëparshëm penal. 

Të fundit