Flash News

E-TJERA

Sherr për vendin e parkimit në Shengjin/ Një person qëllohet me sende të forta

Sherr për vendin e parkimit në Shengjin/ Një person qëllohet

 Një konflikt mes disa personave ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shëngjin në zonën e Kunes. Bëhet me dije se si pasojë e konfliktit njëri nga personat ka mbetur i plagosur. 

Konkretisht ai është goditur me sende të forta në kokë dhe është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Ndërkohë policia ka shoqëruar njërin prej autorëve të dyshuar, i cili po merret në pyetje. Po ashtu dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas sherrit për vendparkimin.

Të fundit