Flash News

E-TJERA

Sherri masiv në qendrën e numërimit pas 25 prillit, arrestohet 26-vjeçari në Tiranë

Sherri masiv në qendrën e numërimit pas 25 prillit, arrestohet

Policia e Tiranës ka arrestuar një 26-vjeçar, i cili ka marrë pjesë në sherrin e regjistruar në një prej qendrave të numërimit të votave në kryeqytet për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

Në pranga është vënë shtetasi Armand Stërmasi, i cili ka qenë i përfshirë në këtë konfliktin fizik. Ai akuzohet për veprat penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit” dhe “Kanosja apo dhunimi i pjesëmarrësve në zgjedhje”.

Ngjarja ka ndohur në 26 prill gjatë procesit të numërimit të votave në Qendrën e Votimit tek shkolla “1 Maji”. Përplasja fizike ka nodhur mes vëzhguesve dhe numëruesve të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.

Të fundit