Flash News

E-TJERA

Sherr me grushte në Tiranë, shkak borxhi prej 30.000€

Sherr me grushte në Tiranë, shkak borxhi prej 30.000€

Një sherr ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Ndre Mjeda në Tiranë, mësohet se shkak është bërë një borxh prej 30.000€.

Një person është goditur me grusht sapo ka dalë nga një lokal ku ishte ulur të konsumonte një kafe, ndërsa agresori më pas është larguar me shpejtësi nëpër rrugicat e zonës.

Shkak i konfliktit sipas policisë e cila i referohet dëshmisë së të dëmtuarit është pikërisht borxhi prej 30.000€, por i dëmtuari pretendon se e ka shlyer këtë borxh personit që e ka goditur me grusht.

Identiteti i palëve të përfshira në sherr ende nuk bëhet me dije ndërkohë rasti është nënë hetim nga policia.

Të fundit