Flash News

E-TJERA

Sherri me thikë në Laprakë, kush është autori dhe të lënduarit

Sherri me thikë në Laprakë, kush është autori dhe

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të hënë në kryeqytet, ku një 40-vjeçar ka goditur me thikë tre persona në ambientet e një lokali në Laprakë.

Mësohet se 64-vjeçari Viktor Rrapollari, ka marrë një goditje me thikë në zemër dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

E plagosur ka mbetur dhe vajza e tij dhe një dhëndri italian. Ndërkohë është shpallur në kërkim autori 40 vjeçar, i cili pas plagosjes është larguar nga vendi i ngjarjes. 

Ndërkaq ky është Elton Mergjushi. Mësohet  se 40-vjeçari punonte në fabrikën e italianit Massimo Sorvillo dhe se ky i fundit e kishte hequr nga puna.

Sherri me thikë në Laprakë, kush është autori dhe

Njoftimi i policisë

Më datë 04.03.2023, në Laprakë, në një lokal, shtetasi E. Gj., 40 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasit V. Rr., 64 vjeç, R. Rr., 40 vjeç dhe shtetasin M. M., 47 vjeç. Si pasojë 3 shtetasit janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po kontrollojnë në zonë për kapjen e autori. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit