Flash News

E-TJERA

Sherri në Hamallaj, shkarkohet nga detyra shoferi i Nikollës

Sherri në Hamallaj, shkarkohet nga detyra shoferi i Nikollës

Është përjashtuar nga radhët e Gardës së Republikës, Martin Nikolla, i cili u përfshi sot në një sherr me familjen Kaçi në Durrës.

Nikolla ishte shoqërues i kryetares së parlamentit Lindita Nikolla, ndërkohë që gjatë ditës së sotme ai ka qëlluar në drejtim të komshinjve, me të cilët ishte në konflikt prej vitesh, me armën e shërbimit.

Po ashtu njoftohet se gardisti i shkarkuar është ndaluar tashmë nga Policia.

Njoftimi i shkarkimit:

Garda e Republikës është informuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës mbi përfshirjen e një efektivi të Gardës në një incident të dhunshëm, në Hamallaj, ku dyshohet se inspektori M.N., ka përdorur edhe armën e shërbimit.

Me urdhër të Ministrit të Brendshëm është bërë përjashtimi i menjëhershëm i këtij punonjësi, nga radhët e Gardës së Republikës.

Ndërkohë Policia e Shtetit ka bërë ndalimin e tij.

Të fundit