Flash News

E-TJERA

Sherri te "Sami Frashëri", policia procedon 6 persona

Sherri te "Sami Frashëri", policia procedon 6 persona

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 6 persona, përfshirë 3 të mitur, pas një sherri masiv të ndodhur pranë Gjimnazit "Sami Frashëri". Incidenti, që ka shpërthyer për arsye të dobëta, ka ndodhur dje në Rrugën e Barrikadave.

Në mesin e të proceduarve janë shtetasit A. Gj., 18 vjeç, J. H., 18 vjeç, D. H., 22 vjeç, dhe 3 të mitur 17-vjeçarë. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas hetimeve të kryera, referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin në gjendje të lirë për këta shtetas.

Policia ka apeluar për kujdes dhe evitimin e konflikteve të dhunshme, sidomos mes të rinjve, të cilët mund të kenë pasoja të rënda nga përfshirja në situata të tilla.

Të fundit