Flash News

E-TJERA

"Sheshet dhe rrugët plot"/ Vuçiç në Tiranë javën e ardhshme, çfarë paralajmëroi Berisha në Kuvendin e 11 dhjetorit

"Sheshet dhe rrugët plot"/ Vuçiç në

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pritet të vizitojë Tiranë më 20 dhe 21 dhjetor, në takimin e radhës për nismën “Ballkani i Hapur”. Por çfarë paralajmëroi ish-kryeministri Sali Berisha në Kuvendin e 11 dhjetorit për këtë vizitë?

Berisha foli për "Ballkanin e Hapur", duke e cilësuar Ballkanin e hegjemonisë serbe, të zonës së influencës ruse, të interesave anti-kombëtare dhe anti-evropiane.

Sipas ish-kryeministrit, kjo nismë synon të rrëzojë Kosovën, duke i "zënë frymën". Ai u zotua se do t'i japë fund këtij procesi.

Berisha paralajmëroi Vuçiçin që të mos vijë në Tiranë, në të kundërt tha ai, sheshet e rrugët do të jenë plot kundra tij. Mbetet për t'u parë nëse Berisha do të organizojë protestë kundër vizitës së Vuçiçit në Tiranë.

Ai ka thënë se PD do t'i japë fund hegjemonisë së Beogradit në Shqipëri dhe Ballkan, duke theksuar se Partia Demokratike është për marrëdhënie normale, por kundër Vuçiçit që mohon gjenocidin serb në Kosovë dhe Bosnjë.

"Partia Demokratike do t'i japë fund hegjemonisë së kriminelëve të Beogradit në Shqipëri dhe Ballkan. Ne jemi për marrëdhënie normale, por grupi kriminal që udhëheq sot Beogradi është insipirator kryesor i genocidit serb në Bosnjë. Në Kosovë mohon genocidin ciklik ndaj shqiptarëve duke përdorur veglat e tij ne Tiranë dhe Shkup ka rrëzuar Kosovën dhe kërkon t'i zërë frymën. Asnjëherë Tirana nuk ka qenë epiqendër e luftës së ftohtë kundër Prishtinës

"Ballkani i Hapur" është Ballkani i hegjemonisë sërbe, është Ballkani i zonës së influencës ruse, i interesave anti-kombëtare dhe anti-evropiane. Ndaj dhe ne zotohemi t'i japim fund këtij procesi. Paralajmëroj sllobodan njeri se për "Ballkanin e Hapur" mos mendo të vish ndonjëherë në Tiranë. Sheshet dhe rrugët do t'i kesh plot kundra teje", tha Berisha.

 

Të fundit