Flash News

E-TJERA

Shfaqi probleme shëndetësore gjatë seancës në Gjykatën e Apelit, ndërron jetë në spital avokati

Shfaqi probleme shëndetësore gjatë seancës në

Një avokat ka ndërruar jetë sot në spital, pak pasi merrjte pjesë në një prej sallave të gjykimit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Gjykata e Apelit Tiranë njoftoi se gjatë zhvillimit të gjykimit, avokati Gjovalin Ulndreaj, anëtar i Dhomës së Avokatëve Shkodër ka shfaqur probleme serioze shëndetësore, duke sjellë ndërprerjen e procesit, ndërsa fatkeqësisht ka ndërruar jetë në QSUNT Tiranë.

"Sot në datë 28.01.2025, rreth orës 12:00, në një prej sallave të gjykimit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, po zhvillohej një gjykim penal ku merrte pjesë në cilësinë e mbrojtësit edhe avokati z. Gjovalin Ulndreaj, anëtar i Dhomës së Avokatëve Shkodër.

Gjatë zhvillimit të gjykimit, avokati ka shfaqur probleme serioze shëndetësore, duke sjellë ndërprerjen e menjëhershëm të procesit dhe dhënien e ndihmës së parë nga personat e pranishëm, deri në mbërritjen e shërbimit të Urgjencës QSUNT Tiranë.

Në vijim të komunikimit me familjarët e avokatit, u bë me dije se, fatkeqësisht avokati kishte ndërruar jetë në ambientet e spitalit.

Trupa gjyqësore e kësaj Gjykate dhe stafi administrativ, duke vlerësuar kontributin në procesin e dhënies së drejtësisë, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta të afërmve të të ndjerit avokatit Gjovalin Ulndreaj", thuhet në njoftim. 

Të fundit