Flash News

E-TJERA

Shfaqja e radhës e RENEA-s/ Vë me duart në mur disa të rinj në Shkodër dhe Fier, po shihnin ndeshjen Francë-Gjermani

Shfaqja e radhës e RENEA-s/ Vë me duart në mur disa të rinj

Reparti për Eliminimin dhe Neutralizmin e Elementëve të Armatosur përgjithësisht del rrallë nga reparti i tij në operacione të mirëmenduara për arrestimin e personave me rrezikshmëri të lartë apo në situata kur policia e e shtetit përballet me elementë të armatosur.  

Megjithatë si dhe ashtu edhe mbrëmjen e sotme, RENEA ka zbritur në terren në Shkodër dhe Fier në kërkim të persona që qarkullojnë me armë zjarri, apo me lëndë narkotike, si dhe për kapjen e disa personave që janë të dyshuar si autorë të disa ngjarjeve kriminale të ndodhura me parë në vend.

Shfaqja e radhës e RENEA-s/ Vë me duart në mur disa të rinj

"Vijojnë kontrollet e befasishme nga Renea dhe nga Forca e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjthshme të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me strukturat e DVP-ve në vend.

Kontrollet e befasishme për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, apo me lëndë narkotike, si dhe për kapjen e disa personave që janë të dyshuar si autorë të disa ngjarjeve kriminale të ndodhura me parë në vend.

Aktualisht po ushtrohen kontrolle në Shkodër e në Fier, në ambiente, lokale dhe banesa ku dyshohet se mund të qëndrojnë në persona në kërkim, apo që posedojnë armë zjarri e lëndë narkotike.

Në drejtim të forcave policore janë drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe drejtues të strukturave vendore përkatëse”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gazetarë dhe specialistë të fushës reaguan pas shfaqjeve të tilla duke thënë se kjo është mënyra e gabuar se si luftohet krimi dhe për më tepër duke keqpërdorur një emër “të rëndë” siç është RENEA.


 

Të fundit